“Çeço Feste” në Gjirokastër, zgjohet jeta e natës në qytet

schedule16:45 - 4 Gusht, 2019

schedule 16:45 - 4 Gusht, 2019

Disa të rinj artist vendosen ti afrojnë Gjirokastrës jetë nate, e cila në këtë qytet është shumë e vakt. Ata organizuan një festival me emrin e heroit Çerçiz Topulli

“Çeço Fest” është një festival dy ditor. Ndodh për herë të parë në qytetin e Gjirokastrës. Çdo gjë nisi si një dëshire e përbashkët e katër shokëve, Mali, Klaudio, Juli dhe Ani.

Ata duan ta ndihmojnë  turizmin dhe t’i afrojnë banorëve jetën e natës. Në dy ditët e “Çeço Feste” performuan 10 artistë.

Në këtë event interesi ka qenë mjafte i lartë për të rinjtë e qytetit të gurt. Por të pranishëm ishin dhe turistët e huaj e vendas që janë ndalur me pushime në Gjirokastër.

Kjo ishte një natë e befasishme pasi zakonisht këtu jeta e natës është e vaket dhe te rinjtë e kanë të vështirë për të gjetur hapësira argëtimi.

Emri i festivalit është një memorie për heroin shqiptar të përpjekjeve kundër otomanëve Çerçiz Topulli, lindur dhe rritur në Gjirokastër./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!