Mesfushori i Arsenalit, Dani Ceballos, duket se do të vazhdojë të qëndrojë në Londër. Spanjolli i cili është në formë huazimi te topçinjtë nga Real Madridi është shprehur se ndihet i lumtur në Angli dhe kërkon t’a vazhdojë aventurën e tij në Premier League.
“Për momentin po mendoj vetëm për ndeshjet e ardhshme, pasi tek ato do të vendoset nëse ne do të marim pjesë në Europa Leaguen apo jo. Më pas duhet të marrë një vendim me qetësi. Unë duhet të kthehem te Reali dhe të vendos për të ardhmen, pasi kam dhe tre vite kontratë me madrilenët,” deklaron mesfushori për “Sky Sports”.
“Sapo të mësoj vendimin e tyre do të ulem me familjen time dhe të vendosim se ku është më mirë për ne. Por, e vërteta është se jam shumë i lumtur tek Arsenali. Tashmë jam mësuar këtu dhe do të ishte shumë e vështirë për tu përshtatur në një kampionat tjetër dhe me një klub të ri. Siç e thashë e ardhmja ime varet nga Reali dhe për momentin nuk e di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm”, mbyll Ceballos. /abcnews.al