Mesfushori spanjoll, Dani Ceballos, u transferua nga Real Madridi tek Arsenali gjatë merkatos së verës, në formë huazimi. Megjithatë, para se t’iu bashkohej “Topçinjve” të Londrës, Ceballos kishte biseduar me drejtuesit e Milanit dhe i kishte thënë “po” ofertës së tyre.
Ky transferim dështoi vetëm sepse Milani nuk kishte kushtet e duhura financiare për të paguar 56 milionë eurot që kërkonte presidenti Florentino Perez, për shkak të Fair Play financiar. Kur Arsenali u paraqit me një ofertë huazim me opsion blerje, Perez vendosi ta lërë të lirë, vetëm pak ditë pasi i kishte thënë “jo” Milanit.
Një zgjedhje e çuditshme kjo nga presidenti i “Galaktikëve”, por sa i takon Ceballos, po aktivizohet rregullisht tek ekipi i Arsenalit, duke pasur dhe besimin e trajnerit Unai Emery./abcnews.al