Ç’duhet të konsumojnë diabetikët? Albana Daka: Si ta mbani nën kontroll sëmundjen

schedule10:55 - 5 Shkurt, 2021

schedule 10:55 - 5 Shkurt, 2021

Mjekja nutricioniste Albana Daka ndau disa këshilla në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për diabetikët dhe regjimin ushqimor që ata duhet të ndjekin për ta mbajtur sheqerin në gjak në nivelin e rekomanduar. Daka u shpreh për moderatorin Alban Musa se është e rëndësishme parandalimi në fazat e para për të shmangur komplikacionet e diabetit, i cili mund të prekë organet e tjera.

A mund të shërohet diabeti nëse kapet në fazat e para? “Varet nga stadi që e kapim dhe sa korrekt do të jetë personi si në marrjen e tepraisë me medikamente por dhe në menaxhimin e regjimit ushqimor. Dy kolona që duhet të ecin paralelisht. Mund të çojë në keqmenaxhimin e diabetit, duke na dhënë vlera të larta të parametrave të tyre dhe do të na çojë shumë më herët në komplikacionet që thashë.

Kur flasim për diabet tek të rriturit për atë që quhet diabetit i tipit të dytë ku kemi një mungesë relative të insulinës, dormoni që mban në nivele normale sheqerin në gjak. Nëse prodhohet në sasi jo korrekte, atëherë kemi diabet të tipit të dytë ndërsa kur shfaqet që në fëmijëri kemi mungesë absolute të prodhimit të insulinës.”, tha mjekja.

Përsa i përket regjimit ushqimor që duhet të ndiqet, nutricionistja shpjegoi: “Të gjitha llojet e sheqernave dhe ëmbëlsirave, kechtup-ve dhe salceve të përpunuara. Të gjitha ushqimet e paketuara në fakt kanë më shumë sheqer dhe kripë sesa elementin primar për të cilin ne i blejmë. Regjimet ushimore nuk duhet të jenë vetëm pa sheqer por dhe me nivele të ulëta të kripës. Së pari duhet të jenë totalisht larg ushqimeve të procesuara, nuk duhet të ketë sheqer të bardhe dhe industrial në regjim. Në situata të caktuara mund të ketë sasi të vogla të mjaltit apo të stevies, në sasi të moderuara.

Primare është të kenë sa më shumë fibra në regjimin e tyre dhe kjo përkthehet në sa më shumë fruta dhe perime, drithëra të plotë sepse sa më shumë fibra dhe proteina të kenë drithërat dhe të marrim nga këto aq më shumë përthithja e karbiohidrateve në zorrë ulet. niveli i sheqerit që cojmë në gjak nga zorra është më i vogël. Nëse një regjim ushqimor përmban 20 gram sheqer me një nivel të ulët fibrash dhe po i njëjti regjim për mban 20 gram me sai të lartë fibrash, niveli i sheqerit tek personi që ka marrë fibra me sasi të mëdha do të jetë më i ulët se tek personi që ka marrë të njëjtin nivel sheqeri por me fibra të ulëta.

Përsa i përket drithërave, pastat dhe orizi integral. Nuk parapëlqehet marrja e bukës së misrit sepse ka indeks glicemik të lartë. Përdorim shumë bollgurin që është me fibra, kususkin dhe tërshërën se përmban nivel shumë të lartë fibrash. Buka e thekrës që ka pak shance të modifikohet është më e sigurtë sesa buka e grurit kur ne e blejmë por në personat diabetikë dhe kjo nuk duhet të kalojë një sasi të caktuar, jo më shumë se një fletë normale buke. Nuk duhet të kalojë në vlera të larta të konsumit të brumit. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!