Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

CDU e Merkel dhe Socialdemokratët janë humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve

schedule11:05 - 29 Tetor, 2018

schedule 11:05 - 29 Tetor, 2018

Unioni Kristiandemokrat i Angela Merkel doli parti e parë në zgjedhjet lokale të Hessen në Gjermani, por ka humbur 11 pikë në krahasim me zgjedhjet e kaluara. Të njëjtën humbje ka pasur edhe Partia Socialdemokrate, ndërsa të Gjerlbërit vijojnë rritjen.

Partia Kristiandemokrate (CDU) e kancelares Angela Merkel ka fituar numrin më të madh të votave në landin Hessen të Gjermanisë. Por njëkohësisht kristiandemokratët janë edhe humbësit më të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve, pasi CDU shënoi rezultatin më të dobët  në këtë land, që nga viti 1966. Pas mbylljes së vendvotimeve u tha se partia CDU ka fituar vetëm 27,4% të votave (rreth 11% më pak se në zgjedhjet e kaluara). Humbës të mëdhenj të këtyre zgjedhjeve janë edhe socialdemokratët (SPD), të cilët kanë shënuar rezultatin më të dobët zgjedhor në këtë land, pas Luftës së Dytë Botërore. SPD ka zënë vendin e dytë në zgjedhje, por fitoi vetëm 19,6 % të votave, duke shënuar një rënie prej rreth 11 %.

Në këtë mënyrë, zgjedhësit në Hessen dërguan sinjal shumë të qartë në drejtim të qeverisë federale, sepse shumë zgjedhës në Gjermani nuk janë të kënaqur me qeverisjen federale dhe me grindjet në koalicionin e partive deri tani më të mëdha në Gjermani. Fituesi më i madh i zgjedhjeve në Hessen janë ekologjistët. Ata fituan 19,5% të votave (8,4% më shumë se para katër vitesh), që do të thotë se ekologjistët do të jenë partia e tretë më e madhe në këtë land.

Ndër fituesit e këtyre zgjedhjeve është edhe partia populiste, Alternativa për Gjermani (AfD), e cila ka fituar 13% të votave. Në këtë mënyrë, kjo parti me qëndrime armiqësore ndaj të huajve është futur tani në të gjitha 16 landet e Gjermanisë. Në parlamentin e landit Hessen janë futur edhe liberalët (FDP) dhe e Majta. Liberalët fituan 7,8% ndërsa e Majta 6,0 % të votave.

Në Hessen deri tani në pushtet kanë qenë partia CDU dhe ekologjistët. Mbetet të shihet nëse kryeministri i deritanishëm Volker Bouffier do të arrijë të vazhdojë këtë koalicion, apo do të ketë ndonjë koalicion tjetër. Në reagimet e para CDU dhe SPD u shprehën të pakënaqura. Relativisht të kënaqur ishin ekologjistët, të cilët kanë fituar shumë, duke shënuar rezultatin më të mirë historik në këtë land. Por ata kanë pritur edhe më shumë. Ndërsa më të kënaqurit ishin populistët e AfD./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!