Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, Beqiri tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

schedule18:53 - 10 Mars, 2026

schedule 18:53 - 10 Mars, 2026

TIRANË– Kryeministri i vendit, Edi Rama, i kërkoi të hënën  SPAK-ut të nisë hetimin për privatizimin e katër hidrocentraleve gjatë qeverisjes së Sali Berishës.

Ai deklaroi se nëse Prokuroria e Posaçme dëshiron të luftojë korrupsionin, duhet të hetojë privatizimin e hidrocentraleve si: Shkopeti, Ulza, Bistrica 1 dhe Bistrica 2.

Avokatit i njohur Idajet Beqiri, nga studio e “Tirana Live” tha se privatizimi i hidrocentraleve të mësipërme është bërë në mënyrë korruptive nga Sali Berisha në vitin 2013 , me ndihmën direkte të ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode.



Ai tregoi se shuma që u vidhet çdo vit shqiptarëve nga skema e privatizimit të hidrocentraleve është 10 milionë euro në vit.

Avokati Beqiri tha se ai personalisht e ka çuar dosjen e hidrocentraleve në SPAK, por ky i fundit ka refuzuar të nisë hetimet mbi këtë aferë, e cila sipas tij mban emrin e Sali Berishës.

“Privatizim i katër hidrocentraleve është bërë nga familja Berisha, në 2013 me ndihmën e Ridvan Bodes. Ju morën taksapaguesve shqiptarë 20 milionë euro. Ja dhanë një privati turk, mbi bazën e aferës korruptive. Mbushën xhepat e tyre. E kam bërë unë kallëzimin penal, SPAK e refuzoi çështjen që ta fillonte.

SPAK dhe GJKKO mbrojnë Berishën, e kanë shpall “monument kulture”.  Janë dhjetë milionë euro, që i humbasin shqiptarët në vit. Nuk i marrin shqiptarët, por i merr privati nga Turqia”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!