“Çdo sektor ka mungesë të fuqisë punëtore”, Pashaj: Në asnjë vend të botës nuk ka profesionistë që në fillim

schedule14:51 - 29 Maj, 2023

schedule 14:51 - 29 Maj, 2023

Mungesa e tregut të fuqisë punëtore është një ndër problemet që duket se po ndeshen bizneset në vendin tonë.

Eksperti i punësimit Erald Pashaj dhe Silvana Mana drejtuese e shoqatës italiane për këshillimin e bizneseve, në një lidhje për “Sheshi i Dollarit”, kanë theksuar se rritja e pagave është një fenomen ndihmues por jo parandalues për këtë fakt.

Eksperti Pashaj është shprehur se shpesh sjellja e pronarëve është ajo që i ka detyruar shumë punonjës që të largohen nga vendet e punës, pasi kërkonin më shumë mirësjellje dhe kushte pune.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në Shqipëri në këtë periudhë çdo sektor ka vështirësi për gjetjen e punonjësve.

Do të kemi njëlloj frenimi dhe përmirësimi me rritjen e pagës, por nuk mund të ndalohet përfundimisht. Presim që këto njerëz të na trajtojnë me respekt. Shpesh ka qenë një shprehje që thonin se ne i mbajmë me bukë dhe pse ka qenë e kundërta, sa herë që unë thoja se duhet që duhet të trajtojmë mirë punonjësit thonin se janë të parakohshme dhe pse ishte në kohë çdo gjë. Tashmë ka një mllef i fuqisë punëtore për tu larguar nga këto pronarë. Nuk besoj se investimet tashmë do të jenë më në kapacitet të lartë.

Sot që flasim çdo sektor në Shqipëri e ka të vështirë gjetjen e punonjësve. Mungesa e profesionistëve ka qenë gjithmonë. Ka një proces në lidhje me profesionistët, pasi është një proces për këtë se profesionisti nuk duhet që të bëhet në rrugë.

Faza e parë është gjetja e punonjësit pasi ka shumë që nuk duan që të ofrohen te një listë e madhe kompanish siç është edhe industria e fasonëve, e rëndësishme është që të kesh mekanizmat e tu që ta nxisësh dhe ta motivosh punonjësit. Roli kryesor në të gjithë këtë është i drejtuesit pasi është ai që e ka komunikimin e drejtpërdrejtë me punonjësin”, është shprehur ai.

Nga ana tjetër Mana ka theksuar se ndodh që lëvizja e shpeshtë që bëjnë punëtorët nga një industri në tjetrën shkakton mungesë profesionalizmi.

“Nuk duhet që të vëmë me faj vetëm bizneset, por duhet që të përgatisim profesionistë dhe menaxhere dhe mbajtja e tyre. Pika jonë kryesore siç unë flas nga eksperienca ime që janë intervistat dhe testi i hyrjes, baza ekonomia dhe procesi për meritokracinë e punonjësit. Nuk besoj se është kokëfortësia sesa më shumë aspekti që biznesi shqiptar nuk e kupto këtë”, ka thënë ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!