“Çdo mëngjes do i laj sytë me lotët e tu”, Stresi bën dedikimin prekës për ditëlindjes e së ëmës

schedule10:18 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 10:18 - 7 Dhjetor, 2020

Stresi është shumë i lidhur me mamanë e tij dhe këtë gjë nuk lë rast pa e treguar. Ai i ka dedikuar një këngë të shtrenjtës së tij, që mban titullin “Të du mom”. Ditën e sotme, ajo feston ditëlindjen dhe reperi nuk ka nguruar të shkruajë disa fjalë të ëmbla për të shtrenjtën e tij.

Përmes një postimi në Instagram, teksa ka publikuar një video me momente të së ëmës, reperi shkruan se është mirënjohës dhe krenar për të, teksa shton “nëse një ditë nuk do të jesh pranë meje dije se çdo mëngjes do i laj sytë me lotët e tu”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by STRESI (@stresi)

“Nëse një ditë nuk do të jesh pranë meje dije se çdo mëngjes do i laj sytë me lotët e tu. Ah moj e shtrenjta Nënë falenderoj allahun e madh që më dha mundësinë të jetoja jetën dhe të njoha ty Nënë. Sa të kem jetë në këtë jetë të jam mirënjohës. Sonte është ditëlindja jote dhe unë të uroj edhe 100 vite të lumtura e shtrenja Nënë.”, ka shkruar Stresi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!