Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale, ishte shumë pranë largimit nga madrilenët në merkaton e verës. Uellsiani flitej se do të rikthehej te Totteham, por dhe për një kalim në Kinë. Këtë lajm e ka konfirmuar dhe trajneri i Jiangsu, klub i cili ka qenë i interesuar për shërbimet e Bale.
“Kishim arritur marrëveshjen me Realin për transferimin e Bale. Klubi kishte mbyllur gjithashtu dhe marrëveshjen me agjentin e lojtarit. Gjithçka ishte ok. Në atë kohë Reali humbi disa miqësore dhe hoqi dorë nga shitja e tij vetëm në momentet e fundit”, tregon trajneri i Jiangsu,
Gareth Bale flitej se do të largohej për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin Zidane, por ai vendosi të qëndrojë në Madrid. Edhe gjatë sezonit dyshja ka pasur ulje ngritje mes tyre, por Gareth është ende pjesë e Realit. /abcnews.al