Moderatorja e njohur, Bora Zemani ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur opinionisti Arjan Konomi në hapjen e puntantës së sotme të emisionit “Përputhen”.
Ai njoftoi se Bora është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka ndonjë shqetësim, por detyrohet të qëndrojë e izoluar gjatë kësaj periudhe.
Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me konkurentët e “Përputhen”, pasi ata kanë pasur kontakt të përditshëm me moderatoren dhe kanë qenë po ashtu shumë të rrezikuar. Gjithçka mbetet për t’u sqaruar në vazhdim nëse do të vazhdojë emisioni apo jo./abcnews.al