Një parisien po infektohet me COVID-19 çdo 30 sekonda, ndërsa çdo 15 minuta shtrohet në spital një tjetër parizien, si rezultat i infektimit me Covid-19, tha të martën ministri i shëndetësisë Olivier Veran.
Veran bëri komentet për RTL Radio në përgjigje të kërkesave të Anne Hidalgo për të hapur librari të vogla dhe dyqanet në përpjekje për të mbajtur gjallë tregtinë dhe aktivitetin shoqëror pavarësisht nga një bllokim i ri në Francë.
Veran tha se çdo veprim i tillë ishte shumë i rrezikshëm duke pasur parasysh nivelet e larta të infektimit COVID-19 në kryeqytetin francez.
“Ajo nuk mund ta injorojë faktin që çdo 15 minuta, në spitalet e Parisit, ka një të sëmurë që është shtruar në spital me COVID-19. Ajo nuk mund ta injorojë faktin se çdo 30 sekonda, ka një parisian që është infektuar, ”tha Veran.
“Ne duam të shpëtojmë francezët dhe duhet ta bëjmë këtë me vendosmëri dhe qëndrueshmëri,” shtoi ai.
Franca njoftoi të hënën një rekord prej 52,518 rastesh me COVID-19, ndërsa numri i viktimave është rritur nga 416 në 37,435./abcnews.al


