Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRVA) njoftoi këtë të dielë një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Rripin e Gazës.
“Një fëmijë vritet çdo 10 minuta në Rripin e Gazës. Një numër jashtëzakonisht i madh fëmijësh plagosen gjithashtu nga sulmet intensive dhe shpesh pa dallim izraelite. Armëpushimi aktual është shpresa e fundit e mbetur,” tha UNRWA në një deklaratë në rrjetin X.
Numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është rritur në të paktën 34,049, pas më shumë se gjashtë muajsh luftë midis Izraelit dhe Hamasit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë palestineze.
Në 24 orët e fundit, 37 persona u vranë dhe 68 u plagosën në sulmet izraelite, njoftoi ministria./abcnews.al