CDC: Të vaksinuarit plotësisht nuk kanë nevojë të testohen rregullisht

schedule09:48 - 7 Qershor, 2021

schedule 09:48 - 7 Qershor, 2021

CDC së fundmi ka deklaruar se të gjithë personat që janë plotësisht të vaksinuar nuk kanë nevojë për tu testuar rregullisht dhe nëse do të kenë kontakt me një person të infektuar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ndër të tjera theksohet se në rast se një person i vaksinuar plotësisht zhvillon simptoma të tilla si ethe, kollë ose lodhje, atëherë ai duhet të testohet dhe karantinohet.

Ndër të tjera theksohet se personat e vaksinuar plotësisht kanë një rrezik shumë të ulët të sëmuren dhe të transmetojnë virusin, ndërsa ata zakonisht kanë simptoma të lehta ose aspak.

Sipas CDC, kjo do të thotë që ata mund të përjashtohen nga testet e shqyrtimit masiv të kryera në vendin e punës, përveç në raste të veçanta të tilla si punonjës të kujdesit shëndetësor ose burgje ku shpërthimet masive të virusit mund të vërehen lehtësisht.

Ndërkohë  kush rezulton pozitiv për Covid-19 duhet të izolohet për 10 ditë.

Së fundmi, CDC vë në dukje se të vaksinuarit plotësisht mund të udhëtojnë brenda vendit pa testuar ose karantinë, ndërsa udhëtimi jashtë vendit ka rregulla të ndryshme në varësi të vendit të destinacionit.

Shumë infeksione të ndryshme shfaqin simptoma të ngjashme me infeksionin Covid-19, por ne nuk i nënshtrohemi testeve rutinë për to, kështu që nuk do të kemi nevojë t’i nënshtrohemi testeve vijuese ndërsa përparon vaksinimi masiv.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!