CDC: Personat me probleme të imunitetit mund të kenë nevoje për një dozë të katërt

schedule16:15 - 27 Tetor, 2021

schedule 16:15 - 27 Tetor, 2021

Personat që kanë probleme specifike me shëndetin, kryesisht me imunitetin, mund të kenë nevoje për një dozë të katërt të vaksinës për koronavirusin. Këto janë udhëzimet e reja, të përditësuara nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Në gusht, CDC autorizoi në gusht dozën e tretë për persona mbi 18-vjeç me probleme të theksuara të imunitetit.

Në një studim të bërë nga universiteti Johns Hopkins këtë verë rezultoi se personat me probleme të imunitetit, edhe pse të vaksinuar janë 485 herë më të rrezikuar që të vdesin apo të përfundojnë në spital nga Covid-19, krahasuar me shumicën e personave të tjerë të vaksinuar.

Sipas udhëzimeve të CDC, doza e katërt duhet marrë të paktën gjashtë muaj pas marrjes së një doze të tretë të vaksinave të prodhuara me teknologjinë m-ARN.

“Deri më tani nuk ka një rekomandim për dozën e katërt. Njerëzit duhet të flasin me mjekët e tyre për të vendosur nëse është e nevojshme,” thotë CDC. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!