CDC: Gjurmimi i kontakteve, ende i nevojshëm për të identifikuar rastet me Covid-19

schedule08:26 - 13 Prill, 2021

schedule 08:26 - 13 Prill, 2021

Hetimi i shpejtë dhe gjurmimi i kontakteve të Covid-19 është ende një nga mjetet më të mira për të parandaluar transmetimin e mëtejshëm dhe për të zbuluar variantet, sipas qendrës  për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Kjo është një metodë që përdoret për sëmundjet ngjitëse që heton burimin e mundshëm të infeksionit dhe identifikon njerëzit që mund të jenë ekspozuar ose infektuar.

Përpjekjet tradicionale të gjurmimit  të kontakteve  janë përqendruar në hetimin e shpejtë të personave të diagnostikuar me Covid-19 dhe identifikimin, njoftimin dhe karantinimin e hershëm.

CDC vlerëson se ka afërsisht 60,000 gjurmues të kontakteve në SHBA./abcnews.al