Edinson Cavani ka humbur rëndësinë me ardhjen e Cristiano Ronaldos në United dhe Barcelona, sipas ‘Daily Star’, do të ishte i lumtur ta përfitonte atë .
Gazeta britanike kujton se në verë ai dukej si një përforcim i mundshëm për katalanasit, por në fund ishte Luuk de Jong ai që zbarkoi në Barcelonë.
Në janar ata do ta tentojnë sërish, por kanë nevojë për ndihmën e vetë United. Paga e uruguajanit është e papërballueshme për Barçën dhe ata do të kenë nevojë që “Djajtë e Kuq” të bien dakord të marrin gjysmën e 30 milionë eurove bruto që El Matador nënshkroi disa muaj më parë. /abcnews.al/