Gaetano Castrovilli, lojtar i skuadrës së Fiorentina, ka pasur një rënie këtë sezon, por sërish ka shumë klube që interesohen për të. Mesfushori qendror, 24 vjeç, është një nga objektivat e Juventusit.
Bardhezinjtë, sikurse raporton “Corriere dello Sport”, janë gati të ofrojnë para dhe kartonin e Weston McKennie, mesfushorin që klubi nga Torino e ka blerë nga gjermanët e Schalke 04.
Gjithsesi Juventusi nuk është i vetëm në garë, edhe pse Everton po mendon ta transferojë mesfushorin që kërkohet nga trajneri Carlo Ancelotti. /abcnews.al