Castillejo çelësi i merkatos, Milani ka gati ofertën për Atleticon

schedule09:35 - 26 Dhjetor, 2020

schedule 09:35 - 26 Dhjetor, 2020

Mesfushori i Milanit, Samu Castillejo, mund të jetë çelësi i merkatos së kuqezinjve. Deri tani flitet shumë se ai mund të largohet nga Milano në muajin janar për shkak se tashmë vendin e tij e ka zënë Saelemaekers, por drejtuesit e klubit kanë menduar diçka tjetër.

Sipas raportimit të “MilanLive”, ata mund të bien dakord me Atletico Madrid për një shkëmbim të lojtarëve. Duke parë dhe situatën e vështirë ekonomike nga pandemia globale, të dyja klubeve do t’iu interesonte një shkëmbim dhe në këtë mënyrë nuk do të investonin asgjë.

 

Savic dhe Herrera gjatë një ndeshjeje me Atleticon

“Djalli” mund ta lërë të largohet Castillejon drejt Madridin për njërin nga këto dy lojtarët të formacionit të Simeones. Bëhet fjalër për mesfushorin Hector Herrera, i cili shikohet nga drejtuesit si i duhuri për mesfushën. Emri tjetër është ai i Stefan Savic dhe dihet tashmë që kuqezinjtë kërkojnë një mbrojtës në merkaton e janarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!