Fotot nga prezantimi i Antonio Cassanos si lojtar i Real Madridit tashmë janë bërë legjendare dhe gjithçka ka të bëjë me veshjen e tij ekstravagante.
Në një bisedë me La Gazzetta dello Sport, ish-sulmuesi ka kujtuar pse vendosi të vishej kështu:
“Më kujtohet një ditë para prezantimit tim si lojtar i Real Madridit, Butragueno erdhi tek unë dhe më tha: “Kujdesu për veten, Antonio, vishu mirë nesër”.
Erdha me një pallto leshi, me dy ora, katër unaza, tre gjerdan, dy byzylykë dhe vathë.
Cassano u transferua te Real Madrid në vitin 2005 dhe kaloi dy sezone në Madrid. Sidoqoftë, në Spanjë, karriera e tij nuk funksionoi, ai luajti vetëm 29 ndeshje për Los Blancos. /G.D abcnews.al/