Antonio Cassano nuk kursehet kur vjen pun ate Massimiliano Allegri dhe Juventusi. Ish-sulmuesi i famshëm, shpeshherë ka deklaruar se futbolli që aplikon Allegri është i vjetër dhe jashtë mode. Së fundmi, në “Domenica Sportiva”, Cassano u shfaq edhe më agresiv ndaj teknikut livornez duke theksuar se ai po tallet me të gjithë me mënyrën se si e bën Juventusin të luajë.
“Juventus ka në organikë 17 lojtarë që bëjnë pjesë në kombëtaret e tyre, kanë shpenzuar 160 milionë euro në merkato dhe si përfundim nuk bëjnë dot tre pasime radhazi. Allegri është nga ata trajnerë që e thekson shumë se kërkon rezultatin mbi të gjitha, por në tre vitet e fundit nuk ka fituar asgjë.
Mendoj se duhet të bëj një hap pas. Ai tallet me të gjithë në momentin që shprehet se Juventusi ka si objektiv vendin e katërt. Shikoni pak Bolognën, luan futboll spektakolar dhe ka shpenzuar 1.5 euro. Nga ana tjetër, Pioli është kryqëzuar ngaqë nuk është mik i gazetarëve, edhe pse ka fituar një titull dhe e ka dërguar skuadrën në gjysmëfinalen e Champions League.
Allegrin e marrin gjithnjë me të mira, nëse nuk ndryshojmë sjellje atëherë shumë shpejt Serie A do të shndërrohet në një nga kampionatet më të dobta të Europës”, u shpreh Cassano./ h.ll/abcnews.al