Antonio Cassano nuk është përmbajtur në “Bobo TV” dhe këtë herë tema ka qenë “Topi i Artë” i fituar nga Lionel Messi. Italiani cilëson skandal një tjetër vendim, jo atë që i dha Messit trofeun individual për të shtatën herë.
“Në vitin 2020 France Football duhet t’i jepte ‘Topin e Artë’ Robert Lewandowskit, ai ishte lojtari më i fortë atë sezon. Ishte mbi gjithçka e mbi të gjithë, si në aspektin individual, si në aspektin ekipor. Ai fitoi gjithçka dhe theu edhe rekordin e Gerd Muller.
Edhe Messi, i cili është një djalë inteligjent dhe ka një përulësi unike, e tha në skenë para milionave njerëzve. Ditët e fundit flitet për skandal në gazeta, por a e dini cili është skandali i vërtetë? Që i jepet Topi i Artë Sammer dhe Cannavaro dhe jo Maldinit.
Maldini ka bërë tetë finale të Champions League, ai ka luajtur për 25 vite në nivele absolute, kurse Sammer dhe Cannavaro në ato nivele kanë luajtur një muaj. Të dy së bashku nuk e kanë bërë atë që bëri Maldini në histori. Ky është skandali”. / abcnews.al