Cassano për finalen e fituar: Si nuk ia thotë dikush Ancelottit që ishte me fat

schedule10:10 - 31 Maj, 2022

schedule 10:10 - 31 Maj, 2022

Real Madrid fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League.

Ancelotti hyri në historinë e futbollit pasi është i vetmi trajner që ka fituar 4 Champions League, por Antonio Cassano ka krijuar polemika duke theksuar se tekniku italian kishte fat për këtë sukses në turneun prestigjioz.

“I duhen bërë komplimente Realit dhe Ancelottit, pasi pastaj trofetë flasin qartë dhe ata morën në shtëpi Champions League. Pas 10 vitesh do të vlejë kjo, vitrina e torfeve dhe fitorja e Kupës.

Por pastaj shkoj në një detaj që ta analizoj. Liverpool ka bërë 26 gjuajtje në portë, Real Madrid vetëm 2. Edhe goli i Vinicius lind nga një gjuajtje e dështuar e Valverede. E përsërit, i bëj komplimente Realit dhe Ancelottit, pasi është e vërtetë. Por sipas mendimit tim, më duket e qartë se ka pasur fat në ndeshjet e mëparshme.

Unë nuk se si Courtois i cili ishte i jashtëzakonshëm, të realizonte aq shumë pritje. Ajo gjë që në të vërtetë nuk kuptoj është se si askush nuk ia ka vënë në dukje Ancelottit që ishte me fat”, u shpreh ish-sulmuesi./ h.ll/abcnews.al