Antonio Cassano mbrëmjen e djeshme, gjatë një prej transmetimeve të zakonshme të “Bobo TV”, ai mbrojti ekipin bardh e zi.
“Po them vetëm një gjë, që nëse kjo vlen për Juventusin, duhet të zbatohet për të gjitha ekipet italiane. Juve padyshim bën 50 faqe në gazetë, të tjerat mezi përmenden.
Ne nuk mendojmë se vetëm Juve i ka bërë këto gjëra këtu, nëse e kanë bërë do të ketë edhe ekipe të tjera dhe ligji duhet të zbatohet për të gjithë.
Megjithatë, ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe nëse do të ishte kështu, do të përfshihej jo vetëm Juventusi, por një ortek skuadrash nga Seria A, Serie B dhe Serie C”, tha ish sulmuesi italian. /G.D abcnews.al/