Ish-sulmuesi italian Antonio Cassano beson se Milani duhet ta shikojë sulmuesin, Dusan Vlahovic, si një blerje të mundshme.
Ai ka pasur probleme të mëdha në klubin e tij aktual, për të cilin luan që nga janari i vitit 2022.
“Po të isha Milani, do të shikoja Vlahovic. Liga e Kampionëve ka nevojë për një sulmues të fortë. Ibrahimovic është gjithçka, Giroud shënon pak, 15 gola në sezon. Milani ka një portier të shkëlqyer, mbrojtje, gjithçka është mirë në mesfushë, thjesht duhet të bëni një nënshkrim të lezetshëm dhe të merrni Vlahovic”, citon pianetamilan.it fjalët e Cassanos. /G.D abcnews.al/