Shumë kanë shprehur mendimin e tyre për çështjen e prekjet me dorë të Pulisic në Genoa-Milan, duke përfshirë menaxherë, ish-arbitra dhe ish-lojtarë. Mes tyre edhe Antonio Cassano i cili gjatë takimit të zakonshëm me “Bobo TV” foli edhe për dashakeqësi nga ana e VAR-it.
“Ishte një top i stopuar me dorë në mënyrë të qartë, por në Itali gjithçka shkon në drejtim të kundërt. Nuk ka faj arbitri, por VAR? Prekja me dorë ishte e e dukshme, kanë një mijë imazhe, pse ndodh çdo herë kjo me ekipet e mëdha? Ku shkruhet që Genoa duke bërë një lojë fantastike nuk duhet të marrë pikë?
Ajo që pamë ishte një punë m…, dhe po flas për dashakeqësi nga ana e VAR-it. Kamerat janë aty dhe ajo prekje erdhi me dorë. Ishte diçka skandaloze. Nëse VAR-i bën këto gjëra atëherë duhet të hiqet. Aty nevojiten njerëz të respektuar që mund të ndihmojnë, përndryshe nuk na duhet teknologjia”, tha ish-fantazisti./ h.ll/abcnews.al