Cassano godet sërish: Mourinho i pëlqen të bëjë filma, Sarri mori një hiç duke bërë Taren të largohej

schedule15:32 - 29 Gusht, 2023

schedule 15:32 - 29 Gusht, 2023

Antonio Cassano është rikthyer përsëri duke goditur këtë herë Mourinho dhe Sarrin, trajnerin e Lazios.

“Nuk e kuptoj se cili është qëllimi i Mourinho. Do të doja ta takoja. Ai heq përgjegjësinë dhe ia jep klupit dhe Tiago Pintos. I pëlqen të bëjë filma. Kur thotë se e ka të vështirë të dalë në top treshe më vjen për të qeshur.

Nëse shikojmë ekipin që ka dhe gjithë ato para të shpenzuara, duke shtuar edhe Lukakun tashmë në skuadër, ai duhet të jetë në vendin e parë. Ai mendon se ka bërë mrekulli te Roma, por jo. Qëllimi i Romës është të fitojë Scudetoo.

Lazio? Lazio do të vuajë shumë këtë sezon. Sarri ka dështuar. Ai bëri që të largohej Igli Tare, një drejtor sportiv i jashtëzakonshëm me 18 vite eksperiencë. Sarri dëshironte të merrte në duar merkaton e Lazios dhe bëri një m*t të madh”, është shprehur Cassano./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!