Ish-lojtari i njohur Italian, Antonio Cassano, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport Italia”, ku është ndalur pikërisht te Milan dhe Champions League.
“Milan dukej patetik në ndeshjet kundër Interit dhe Neëcastle. Ishte një pamje e shëmtuar. Me atë nivel futbolli,skuadra nuk do të arrijë të kualifikohet dhe mendoj se do të eliminohet nga Champions League.
Kam një parandjenjë se Milan do të përfundojë në vendin e fundit të grupit”, tha Cassano.
Të mërkurën e 4 tetorit, Milan do të udhëtojë drejt Gjermanisë për t’u ndeshur ndaj Borussia Dortmund./h.ll/abcnews.al