Antonio Cassano, duke folur në “Bobo TV”, preku edhe të ardhmen e pankinës së Interit, me Inzaghin që në çdo orë që kalon është i rrezikuar të shkarkohet.
“Inzaghi është i pamjaftueshëm dhe e kam thënë tashmë dy muaj më parë, për mendimin tim edhe Marotta këtë ide ka. Për mendimin tim, Conte është tashmë në Appiano. Nëse Inzaghi nuk e fiton Champions League në maj, do të shkojë në shtëpi dhe do të kthehet Conte, është i vetmi që mund të rregullojë situatën, është një trajner që thotë “Do bëhet si them unë”.
Por ai gjithashti di si të ndryshojë lojtarët për mirë, shikoni se çfarë ndodhi me Eriksen. Jam i sigurt se tashmë ka pasur më shumë se një kontakt mes Conte dhe Marotta. Edhe nëse hiqni dy lojtarë të mirë në qershor, prap sezonin tjetër nuk do të jesh 20 pikë larg vendit të parë me Conten në pankinë”, është shprehur Cassano./ h.ll/abcnews.al