Iker Casillas nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Portieri i Portos pësoi një atak kardiak 1 majin e kaluar dhe që nga ai moment nuk ka zbritur më në fushat e stërvitjes.
Drejtuesit e klubit portugez ia kanë lënë në dorë 38-vjeçarit të marrë vendimin për të ardhmen dhe diçka e tillë mund të vijë në muajin… mars.
“Po e marr veten fizikisht dhe ky proçes nuk është i ngadaltë. Ata që kanë kaluar infarkt e dinë mirë se sa kujdes duhet patur gjatë kësaj kohe. Jeta të vendos përpara sfidave të ndryshme dhe kjo gjë po ndodh me mua.
Në mars do të marr vendimin për të vazhduar me futbollin ose për t’u tërhequr përfundimisht. Nëse do të ndodhë kjo e dytë, unë do të jem i pari që do të bëj publik lajmin pa asnjë lloj problemi”, përfundoi për Sportmediaset portieri i famshëm spanjoll. /abcnews.al


