Casemiro: Neymarin e doja te Real Madrid, është më inteligjent se Mbappe

schedule12:31 - 21 Shkurt, 2020

schedule 12:31 - 21 Shkurt, 2020

Casemiro i është rikthyer sërish çështjes “Neymar”. Në një intervistë për ‘OndaCero’, mesfushori i Real Madridit për jetën e tij brenda dhe jashtë fushës, si dhe për yllin e PSG-së, Neymar.

“Unë flas me Neymar pothuajse çdo ditë, ne luajmë video-game së bashku. Neymar është një lojtar i shkëlqyer, unë doja që ai të bashkohej me Real Madrid.”

Casemiro vazhdoi të flasë për Kylian Mbappe, i cili po ashtu ka probleme në Paris: “Ata janë të dy lojtarë të shkëlqyer (Neymar dhe Mbappe). Janë lojtarë të ndryshëm. Mbappe është si eksploziv, më i mirë në lojën një kundra një, ndërsa Neymar, është më inteligjent dhe mund të luajë në çdo pozicion të fushës”, përfundoi mesfushori i “Los Blancos”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!