Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të arrijnë çarmatosjen masive bërthamore të Koresë së Veriut në dy vite e gjysmë. Deklarata është bërë nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, një ditë pas samitit mes Donald Trump dhe Kim Jong Un. Pompeo ka qenë të mërkurën në Seul për të informuar autoritetet koreano-jugore mbi takimin e zhvilluar në Singapor. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Pompeo ka lënë të kuptohet se pritshmëritë e Uashingtonit janë të mëdha. “Jam besimplotë se Peniani e kupton që veprimet e tij do të verifikohen me imtësi”, ka thënë Pompeo. Ai ka shtuar se, marrëveshja fillestare mes Trump dhe Kim nuk përmban të gjitha pikat mbi të cilat dy palët ranë dakord. /abcnews.al
Ç’armatosja e Koresë së Veriut/ Pompeo: Shpresojme në 2 vjet e gjysmë
schedule22:46 - 13 Qershor, 2018
schedule 22:46 - 13 Qershor, 2018