Carla Bruni shfaqet me sandalet më të famshme të kësaj vere

schedule15:25 - 29 Korrik, 2022

schedule 15:25 - 29 Korrik, 2022

Carla Bruni dhe bashkëshorti i saj ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, po shijojnë pushimet në Greqi me vajzën e tyre 10-vjeçare.

Mirëpo, objektivi i kamerave është fokusuar te ish-supermodelja e viteve 90 dhe këngëtarja aktuale. Ajo është fiksur duke dalë nga hoteli në qendër të kryeqytetit grek.

Menjëherë bie në sy “stili casual”. Ajo kishte zgjedhur xhinse me një këmishë xhins të lënë të hapur.

Nga një pamje e tillë nuk mund të mungonin edhe dy elementë thelbësorë. Një bluzë klasike, Carla zgjodhi një në tonalitet rozë me logo në gjoks dhe një palë sandale komode Birkenstock, më të famshmet e kësaj vere.

Në dorë mban një kapele kashte, një aksesor i domosdoshëm për vapën e korrikut, ndërsa një palë syze me buzë të zeza dhanë prekjen e fundit të rehatisë. /abcnews.al