Carla Bruni rikthehet në pasarela në moshën 54-vjeçare

schedule07:49 - 12 Shkurt, 2022

schedule 07:49 - 12 Shkurt, 2022

Në moshën 54-vjeçare, Carla Bruni është rikthyer në pasarelë si modele e shtëpisë së famshme franceze të modës Balmain, pesë muaj pas paraqitjes së saj në Javën e Modës në Paris.

Carla veshi një mini fustan magjepsës të qëndisur me perla, i cili thuhet se ka zënë vend të përhershëm në garderobën e saj. Pak ditë më parë ajo ka postuar në faqen e saj personale në Instagram foto nga fushata e re reklamuese Balmain.

Kjo është edhe një lëvizje për të rikthyer në qendër të vëmendjes që kjo “grua helmuese” e do aq shumë siç e kanë quajtur.

Romanca fillimisht dhe martesa e saj me Nicolas Sarkozy ishte prej muajsh tema kryesore e shqetësimit në Francë dhe mediat ndërkombëtare.

Bruni për shumë njerëz është përkufizimi i “gruas helmuese”, por kjo nuk e shqetësoi kurrë, as atëherë dhe as kur u kthye në diskografi me një album të ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!