Cardi B ka tërhequr kërkesën për divorc pas më pak se dy muajsh kur deklaroi se po i jepte fund marrëdhënies me Offset, me të cilin ka dhe një vajzë. Reperja paraqiti dokumentet për të ndaluar divorcin vetëm disa ditë pasi të caktohej një seancë gjyqësore për çështjen e tyre. Dyshja rindezi thashethemet se janë rikthyer sërish bashkë gjatë festës së përvjetorit të 28-të të Cardi B.
Gjithashtu, Offset i dhuroi një Rolls Royce me një dizajn të veçantë 300.000 dollarë, ku në sedilje ishte qëndisur emri i vajzës së tyre. Vetë Cardi reagoi duke thënë se: “Unë jam e çmendur, ju e dini. Kështu jemi ne dhe kjo është midis meje dhe partnerit tim. Prandaj kur njerëzit fillojnë dhe thonë se po e bëj për vëmendje, e kanë gabim. Jo, jam thjesht e çmendur.
Një ditë jam e lumtur, ditën tjetër marr një vendim tjetër, e ndërsa tjetrën më merr malli për të. Eshtë shumë e vështirë të mos flasësh me shokun tënd të ngushtë.“, u shpreh Cardi. Kjo nuk është hera e parë që reperja 28-vjeçare ka hedhur poshtë kërkesën për ndarje nga partneri i saj, pasi dhe në vitin 2018 ata u ndanë për t’u ribashkuar më pas vetëm dy muaj më vonë. /abcnews.al