Cardi B përballet me kritika pas rikthimit me Offset, merr vendimin e rëndësishëm

schedule09:26 - 19 Tetor, 2020

schedule 09:26 - 19 Tetor, 2020

Vetëm një muaj pasi bëri kërkesë për divorc. Cardi B njoftoi se është rikthyer sërish me Offsett. Megjithatë, fansat, fansat janë shumë të shqetësuar për të dhe kanë shkuar deri aty duke thënë se ajo është në një “marrëdhënie abuzive mendore”.

Pas kritikave të shumta me të cilat është përballur për shkak të këtij vendimi, reperja amerikane ka fshirë llogarinë e saj në Twitter. “Një bandë e tërë 15-vjeçarësh po më tregojnë se si ta jetoj jetën time sikur kam ardhur nga Disney apo diçka tjetër.”, tha Cardi B.

Më tej, ajo komentoi dhe spekulimet që lindën pas lajmit se 28-vjeçarja po i jep fund lmartesës 3 vjeçare me Offset. “Jam lodhur aq shumë nga njerëzit që thonë se duhet të shpjegoj vazhdimisht veten time. Unë nuk i vendosa letrat e divorcin tim atje, pasi një nëpunës i gjykatës i çoi atje dhe për shkak se njerëzit po bëjnë thashetheme, “Oh, ky djalë ka një vajzë shtatzënë“. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!