Reperja e njohur, Cardi B ka reagua për konfliktin Rusi-Ukrainë. 29-vjeçarja tha se liderët botërorë nuk duhet të fokusohen te lufta dhe shtoi se nuk është as në anën e “NATO-s” e as të Rusisë.
“Në fakt dua të them shumë gjëra por do të shikoj punën time pasi besoj se me një platformë aq të madhe sa e imja nëse nuk them gjërat e duhura, mund të më vrasin”, tha Cardi B përmes një video të shpërndarë në Twitter.
“Nuk jam në anën e NATO. Nuk jam as në anën e Rusisë, jam në fakt në anën e qytetarëve sepse në fund të fundit jemi duke kaluar një krizë”, vazhdoi reperja.
Cardi B shpjegonte më pas në video e saj mendimet lidhur me krizën Rusi-Ukrainë, kur u pyet nga një ndjekës./abcnews.al
It’s me https://t.co/jZaSrUwMWH pic.twitter.com/4QQ8hKygMw
— Cardi B (@iamcardib) February 22, 2022