I pyetur në ABC News nëse ka pasur ndikim politika në zgjedhjet e FSHF-s, drejtori i marrëdhënieve me publikun në FSHF, Gerti Çarçani, është shprehur se procesi ishte i gjithëpranueshëm. Sipas tij, politika ishte prezente por jo se ka ndërhyrë në proces.
“Sot u zhvillua një proces normal, një proces i gjithëpranueshëm, i certifikuar edhe nga zoti Surkis, zv/president i UEFA-s. Për pjesën e politikës, më shumë se ndërhyrje ishte prezente” u shpreh Çarçani./abcnews.al