Capital T prezanton të ëmën, bën dedikimin e veçantë për festën e gruas

schedule19:50 - 8 Mars, 2022

schedule 19:50 - 8 Mars, 2022

Capital T ka dashur të bëjë zhurmë me muzikën që bën dhe jo me jetën personale. Reperi i njohur është treguar shumë hermetik duke mos zbuluar asgjë përtej asaj që tregon në skenë. Së fundmi, ka bërë një përjashtim me rastin e festës së 8 Marsit.

Reperi ka publikuar në Instagram një fotografi ku shihet teksa përqafon nënën e tij. “Shkëmbi kryesor i jetës time. Të dua nënë. Gjithashtu urime festa krejt nënave shqiptare që sakrifikuan dhe vazhdojnë të sakrifikojnë për ne dhe të ardhmen tonë”, shkroi reperi.

Kujtojmë që Capital T përflitet se është në një lidhje me modelen e njohur Adrola Dushi. Por dhe pse ka kohë që përflitet se ka diçka më shumë sesa miqësi mes tyre, ata kanë preferuar të mos komentojnë asgjë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!