Capital T dhe Alban Skënderaj bëhen bashkë pas 7 vitesh për një tjetër hit

schedule13:41 - 26 Tetor, 2020

schedule 13:41 - 26 Tetor, 2020

7 vite më parë, Alban Skënderaj dhe Capital T bashkuan forcat për të sjellë një ndër hitet më të mëdha të asaj kohe. Dy artistët publikun këngën “Një ëndërr”, projekt që flet për shpresën, ëndrrat dhe jetën dhe që rezultoi mjaft i pëlqyer.

Ndërkohë, suksesi i kësaj kënge po bën bashkë dyshen për të sjellë një tjetër hit. Lajmin e ka konfirmuar vetë Capital T, duke thënë se bashkëpunimi i radhës që do të publikojë do të jetë pikërisht me Albanin. Kujtojmë që kjo verë ka qenë mjaft e suksesshme për Capital T.

Pak kohë më parë publikoi albumin që mban titullin “Skulpture”, për realizimin e të cilit ka punuar me një sërë emrash të mëdhenj të industrisë muzikore shqiptare si Dardan, Vig Poppa, Pronto Dinero por dhe artistin e huaj Mente Fuerte. /abcnews.al