Capello komenton “derbin” e gjysmë-finales: Inter është më i fortë, por Milan ka “imagjinatë”

schedule12:46 - 22 Prill, 2023

schedule 12:46 - 22 Prill, 2023

Ish-tekniku i Milan, Juventus, Roma e Real Madrid, legjendari, Fabio Capello komentoi ditën e sotme arritjet e klubeve italiane këtë sezon në kompeticionet evropiane, ku në gjysmë-finalet e Evropës kanë mbetur plot 5 ekipe italiane nga 12 të mundshme.

Për prestigjiozen italiane, “Gazzetta dello Sport”, Capello tha se është i befasuar me këtë arritje, teksa u ndal dhe te “derbi i gjysmë-finales”, Milan-Inter, ku vlerësoi të dyja ekipe, me “zikaltërit’ që i konsideroi si një ekip i fuqishëm, ndërsa “kuqezinjtë” si një ekip me “imagjinatë”, ku “thuri” dhe elozhe për “fantazistin” portugez Rafael Leao.

“Duke çuar pesë skuadra në gjysmëfinale më befasoi pak, veçanërisht për dy milanezët në Champions League. Dhe në vend të kësaj Milani dhe Interi bënë gjëra të mëdha. “Kuqezinjtë” ishin ata të cilëve u dhashë më pak merita, mendoja se ata e vuajtën më shumë, sidomos me Tottenhamin. Por në vend të kësaj ata ishin të mirë, si Interi që eliminoi Barcelona-n dhe Benfica-n.

Kush është favorit në derbi? Mendoj se Inter është më i fuqishmi si skuadër dhe përvojë, por Milan ka më shumë imagjinatë dhe një Leao që është i pathyeshëm në përballjet ​​një-me-një. Gjithashtu do të ishte mirë të kishim një finale Roma-Juve në Europa League”,- u shpreht ish-tekniku për ecurinë e italianëve. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!