Capello “i tërheq veshin” Juventusit: Vepruat me Coman si me Henry

schedule11:37 - 24 Gusht, 2020

schedule 11:37 - 24 Gusht, 2020

Kinglsey Coman ishte protagonist mbrëmjen e djeshme në finalen e Champions League, duke i dhënë fitoren skuadrës së Bayern Munich kundër francezëve të PSG. Një gol i rëndë, i shënuar kundër ish-skuadrës së tij që e la në vitin 2014 për Juventusin.

Në Torino luajti 22 ndeshje, por aty nuk patën durim dhe një vit më pas e morën bavarezët në hauzim për dy vite dhe më pas e blenë për 21 milion euro. Dje Coman shleu gjithccka, ndërkohë që Fabio Capello, që para ndeshjes kritikoi Juventusin për politikat që ndjek.

“Coman është konsideruar mjaftueshëm i mirë që ta nisa si titullar në finalen e Champions League me Bayern, Sa duket Juventusi vazhdon të përsërisë të njëjtat gabime. Henry erdhi shumë i ri te Juventusi dhe ata e lanë të shkojë. Më pas ai shpërtheu tek Arsenali.

Coman po bën njëlloj te Bayern. Kur shikoni se ka cilësi, duhet të keni durim dhe të prisni. Ju nuk mund të prisni që një lojtar i ri të jetë menjëherë protagonist në nivelet më të larta”, është shprehur Capello, gjatë analizës së tij në Sky Sport para finales së Champions League. /abcnews.al