Capello analizon elitën italiane: Shoh ndryshime pozitive te Juventus, por sërish Inter mbetet favorit

schedule14:36 - 15 Dhjetor, 2023

schedule 14:36 - 15 Dhjetor, 2023

Gara e titullit në këtë sezon të Serie A duket se do të jetë mes Inter dhe Juventus, të paktën këtë lë të kuptosh klasifikimi pas 15 javëve të para me zikaltërit dhe bardhezinjtë që janë shkëputur disi nga Milani i vendit të tretë.

Trajneri i famshëm italian, Fabio Capello shprehet se Juventus ka fituar besim dhe në fushë shfaq personalitet ndërsa nga ana tjetër shtoi se nuk kuptoi strategjinë e Simone Inzaghit në Champions League.

“Te Juventus po shoh një bindje që nuk e kanë pasur më parë, lojtarët e dinë mirë se çfarë duan dhe si t’ia dalin për të arritur objektivin. Allegri ka në dispozicion një skuadër me shumë personalitet dhe me personalitet arrihet gjithçka. Personaliteti bën diferencën. Por, sërish Inter mbetet skuadra favorite për titullin.

Nuk e kuptova strategjinë e Inzaghi-t në Evropë, ndeshja me Real Sociedad ishte vendimtare për të shmangur rrugëtimin më të rrezikshëm në Champions League, por, Latuaro u la në stol për më shumë se një orë. A nuk ishte më mirë që argjentinasi të luante më pak minuta ndaj Udinese-s, aq më tepër kur edhe rezultati ishte 3-0? Tani kanë ndeshjen me Lazio-n në “Olimpico”, unë pres që ta shoh atë freskinë e Interi-t në fushë sepse për këtë arsye ndryshuan në Champions”,- u shpreh tekniku italian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!