Gjatë një intervistë të dhënë për gazetën “La Stampa”, Fabio Cannavaro analizoi fillimin e sezonit të Juventusit.
“Ata ishin të mirë për të besuar te të rinjtë dhe mendoj se do të mund ta luajnë deri në fund. Interi është skuadra më e mirë e pajisur dhe e demonstroi gjithashtu të dielën në Napoli, por Juve është ai që po bën më të mirën duke u mbajtur në majë dhe duke mos u dorëzuar kurrë.”
Për pikat e forta të kësaj skuadre të Juves, ky është mendimi i Cannavaro.
“Ata nuk luajnë në kupa. Duket si një paradoks, sepse të luash në Europë të bën të rritesh, por përgatitja për ndeshjet një herë në javë është një avantazh i madh.
Pika e dobët? Ritmi. Kur ata janë duke sulmuar, Juventus vuan shumë. Megjithatë, kjo më duket se është mënyra e vetme për t’i vënë në vështirësi ata”, është shprehur legjenda italiane./ h.ll/abcnews.al