Përveçse është një nga boksierët më të mirë sot dhe ekspert në biznes brenda dhe jashtë ringut, Saul Canelo Alvarez karakterizohet edhe nga dashuria që ka për kuajt dhe që i mban në fermën e tij. Hera e parë që Canelo mor një pelë ishte kur ai ishte gjashtë vjeç. Që në atë kohë, dëshira e tij për këto kafshë u rrit ndjeshëm deri në atë pikë sa kishte një fermë ku mund të shijonte këto qenie të gjalla, të cilat e mbushin me gëzim para dhe pas çdo ndeshje në ringun e boksit.
Janë të shumta pamjet që ai ka në rrjetet e tij sociale duke treguar dashurinë që ndjen për kuajt. Përveç kësaj, është një realitet i suksesit spetakolar ekonomik që ka pasur puna e tij, ai mund t’u dhurojë atyre një mënyrë jetese më të mirë.
Espartano është një kalë i zi i racës friesian. Ky e ka shoqëruar atë në faza të ndryshme të jetës së tij dhe duke qenë një nga më të njohurit në llojin e tij me origjinë nga Holanda, shumë e tij mund të variojë nga 20 mijë deri në 48 mijë dollarë dhe me një jetëgjatësi prej 25 deri në 27 vjet.
Një tjetër nga kuajt e tij të preferuar është Noby, i cili ka ngjyrë mjalti dhe është shumë i urtë kur kalëron. Nobi është një kalë i racës shire, i cili karakterizohet nga fuqie e tij. Kjo racë ka origjinë angleze dhe kostoja e tij varionnga 5 deri në 20 mijë euro.
Së fundmi, është e pamundur të përfundosh këtë stallë kuajsh pa përmendur Spirit. Ky kalë është i pari që Saul e ka cilësuar zyrtarisht si të preferuarin e tij./ h.ll/abcnews.al