Mbrojtësi i Bayern, Joao Cancelo, ka folur edhe një herë për arsyet e largimit të tij nga Manchester City në merkaton e dimrit.
“Një futbollist konkurrues si unë që dëshiron të fitojë trofe thjesht dëshiron të luajë, por Guardiola mendoi ndryshe.
Në përgjithësi, ne folëm, ishte vetëm një bisedë, jo një diskutim. Ne ramë dakord që do të ishte më mirë për mua të largohesha. Ishte një mundësi që nuk mund ta refuzoja. Gjithçka ishte konsensuale. Unë jam profesionist dhe gjithmonë i përkushtuar ndaj klubit. Po, kam një karakter të vështirë, por kurrë nuk kam treguar mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës apo trajnerëve”, ka thënë Cancelo për O Jogo. /G.D abcnews.al/