Canaj: Tirana e la në baltë trajnerin, nuk ishte kjo ndeshja për ta shkarkuar

schedule23:59 - 12 Nëntor, 2020

schedule 23:59 - 12 Nëntor, 2020

Agim Canaj, trajneri i mirënjohur shqiptar dhe pjesë e përhershme në emisionin “Pressing” në ABC, flet rreth shkarkimit të Emmanuel Egbo nga Tirana.

Nigeriani, i cili riktheu bardheblutë te titulli kampion i munguar prej 11 vitesh, nuk do të jetë më trajneri i Tiranës dhe Canaj mendon se presidenti e la në baltë atë.

Ka rëndësi momenti se nga kush pozicion erdhi. Ti kur pranon që do të jesh edhe për vitin tjetër, nuk ka rëndësi humbja apo fitorja e një ndeshje.

Kur mundohesh t’i japësh një barrë një njeriu, e ke parë që është i duhuri për të zhvilluar kampionatin, unë mendoj se është lënie në baltë e trajnerit.

Tirana ka humbur 4 ndeshje me Teutën, nuk është kjo me Korabin ndeshja që duhet të sjellë shkarkimin e trajneri”, deklaron Canaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!