Tirana-Kukësi ishte kryendeshja e javës së 32-të në Superiore. Agim Canaj, trajneri i njohur dhe pjesë e përhershme e stafit të “Pressing” në ABC News, analizoi takimin që u fitua nga ekipi kuksian.
“Sot Kukësi luajti si skuadër. E vetmja gjë që i ka munguar gjithmonë, edhe kur ka humbur, ka qenë loja si skuadër, sidomos në fazën mbrojtëse. Sot më pëlqeu, ishte një ekip i kujdesshëm dhe harmonik.
Thembra e Akilit? Në momentin që thyhej aksioni, Tirana çakordohej, ishte mbrapa me qarkullimin e topit dhe i la hapësira Kukësit. Të katër lojtarët e Tiranës që nuk luajtën në Kupë, ishin pikat më të dobëta. Sot ishin në hije dhe e bënë Tiranën një skuadër shumë të thjeshtë.
Ka pasur ndikim në aspektin psikologjik. Tirana nuk kishte besim individual në pjesën e parë, cilësi që bardheblutë e kanë pasur, godisnin portën. Sot ishte një skuadër në ajër, bënë shumë gabime”, thekson Canaj. /abcnews.al