Canaj: Kemi toleruar të gjithë, e shëmtuar dhe jo profesionale humbja e Tiranës

schedule23:31 - 2 Korrik, 2020

schedule 23:31 - 2 Korrik, 2020

Humbja e Tiranës në Ballsh dhe loja e dobët e bardhebluve në pjesën e dytë, është tema e debateve në emisionin “Pressing” në ABC News. Trajneri i njohur, Agim Canaj nuk flet për tolerim, por thekson se ishte shumë e shpifur mënyra e lojës së Tiranës.

Tiranën e duam të gjithë, është një nga skuadrat që e udhëheq kampionatin me meritë. Është shumë e rëndësishme në një ndeshje Kupe, kur arrin rezultat në pjesën e parë dhe shpërfytyrohesh në pjesën e dytë.

U bë me dashje që Tirana nuk ka interes për Kupën apo çfarë? Nuk mund të aludojmë që Tirana e shiti ndeshjen. Kemi toleruar vetë kur kemi luajtur, por sot u bë në një mënyrë shumë të shëmtuar.

Në ecurinë e mirë dhe pastërtinë e këtij klubi, kjo e bën pak pis. Mënyra se si u zhvillua ndeshja, nuk ishte aspak profesionale“, deklaron Agim Canaj. /abcnews.al