Canaj: Barazimi i intereson Tiranës, derbi moment historik për Partizanin

23:15 | 27/02/202023:150

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit është tema e diskutimeve dhe debateve në emisionin “Pressing” në ABC News. Trajneri shqiptar, Agim Canaj analizon situatën e dy skuadrave, teksa thekson se barazimi shkon në favorin e bardhebluve.

Ka rëndësi përgjegjësia e pikëve. Këto derbe konfirmojnë veten. Nëse Tirana ashtu siç ka luajtur dhe fiton, konfirmohet. Deri tani nuk e konfirmojmë dot. Partizani do të tregojë nesër nëse është me objektiva për titull apo do të dalë forcë e tretë apo e katërt. Partizani nuk është një skuadër e konsoliduar. Barazimi i intereson Tiranës.

Partizani ka një moment historik për këtë kampionat. Nëse fiton afrohet me tre pikë. Fitorja në derbi të jep vetëbesim, garanci shumë të madhe. Kjo i ndodhi edhe Tiranës. Janë elementë që rregullojnë shumë gjëra në klub. Kjo është më e rëndësishmja“, deklaron Canaj. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono