“Dua të bëj Barcelonën edhe një herë ekipin më të fortë në botë”, janë fjalët e Emili Rousaud, kandidat për të marrë drejtimin e katalanasve. Një emër i njohur në ambientin katalanas, ndërkohë që premtimet i ka të mëdha, duke nisur me rikthimin e brazilianit Neymar.
“Ne do të nënshkruajmë me dy lojtarë kryesore, njëri prej tyre është Neymar. Ne jemi duke punuar për ta sjellë atë përsëri në Barcelonë, nëse ai tërheq proceset gjyqësore që ka kundër klubi.
Sa i takon emrit tjetër, shpresojmë ta shpallim së shpejti emrin. Ajo lëvizje nuk do të lërë asnjë indiferent”, është shprehur Rosaud gjatë prezantimit si kandidat për president. Planet e tij janë të mëdha në fakt.
“Do të bëjmë edhe një referendum që stadiumi të quhet Camp Nou – Leo Messi. Gjithashtu nëse fitojmë duam të mbështetemi te emra si Xavi, Iniesta dhe Puyol, për të krijuar një lidhje të fortë ekip-klub-La Masia”, shton kandidati për president.
Një tjetër çështje e rëndësishme është ajo e trajnerit. Momentalisht Barcelona drejtohet nga Ronald Koeman. “Ne e respektojmë shumë Koeman, por nëse ai nuk do të vazhdojë, ne e kemi mbyllur me një është aktiv dhe po trajnon një nga ekipet më të mira në Europë”, është shprehur Rousaud. /abcnews.al